Mbrojtësi portugez Nelson Semedo, ka folur për transferimin e tij te skuadra e Barcelonës.

Semedo është shprehur se në vendimin e tij për të veshur fanellën e katalanasve ka pasur një ndikim të madh Ronaldinho.

Mbrojtësi portugez 23- vjeçar, i cili luan në krahun e djathë, u ble nga Benfika për 30.5 milionë euro ka treguar se është një admirues i ish-lojtarit të Barcelonës.

Prezenca e Ronaldinhos kishte një ndikim të madh në vendimin tim. Që kur isha i vogël e kam pëlqyer këtë skuadër”,  është shprehur 23- vjeçari.

Gjithashtu Semedo ka  vlerësuar edhe kolegët e tij, Lionel Messin dhe Neymar, për të cilët ka thënë  se janë lojtarë të një niveli shumë të lartë. 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com