​Sezoni 2017-2018, ja premierat
e reja në Teatrin Kombëta

​Sezoni 2017-2018, ja premierat<br />e reja në Teatrin Kombëta
Teatri Kombëtar ka shpallur kalendarin e veprave që do të ngjiten në skenë gjatë sezonit artistik 2017-2018. Institucioni premton 14 premiera, ku theksohet se do të ngjiten në skenë kryevepra të dramaturgjisë botërore dhe shqiptare. Pas tri premierave që u dhanë gjatë shtatorit dhe në ditët e para të tetorit, “Vdes siç vdes një vend”, “8 Femra”, “Tartufi”, në skenë e Teatrit Kombëtar do të ngjitet më 13 tetor “Misto”, me tekst dhe regji të Naum Shundit.

Më pas do të ngjitet në skenë një vepër moderne e një autori shqiptar nga Kosova, Jeton Neziraj. E më 18 tetor një tjetër regjisore nga Kosova, Blerta Neziraj do të shfaq për herë të parë në Tiranë “50 hijet e Gay-it”.

“Çifti i çuditshëm” nga Neil Simon me regji të Inis Gjonit do të ngjitet në skenë më 27 tetor. Provat kanë nisur. Ndërsa drama “Mashtrimi” e Anthony Shaffer, do të rikthejë Artan Imamin si regjisor. Premiera do të shfaqet më 17 nëntor.
Një tjetër kryevepër marrë nga fondi i veprave klasike do të jetë “Dama me kamelie” e Alexandre Dumas, që ngjitet në skenë me regji të Luli Hoxhës, më 8 dhjetor. Në dhjetor do të ngjitet në skenë një tjetër premierë “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” e cila është një dramë shqiptare e Ferdinand Hysit.

Ndërsa një dramë me regji të Elma Doresit do të shfaqet premierë më 13 janar. në sezonin e ri artistik të Teatrit Kombëtar nuk do të mungojë as Shekspiri. Drama e tij “Makbeth”, që do të ngjite në skenë nga Kledi Kapexhiu do ta ketë premierën më 23 shkurt. “Frankeshtain” e Tim Kelly-t do të shfaqet për herë të parë më 30 mars. Regjisor i pjesës është Ilir Bokshi. Një muaj më pas më 28 prill, në Teatrin Kombëtar do ngjitet një tjetër dramë shqipe, “TAG” e Bashkim Hoxhës dhe regji të Andia Xhungës.

Ndërsa sezoni artistik do të mbyllet me një premierë të datës 1 qershor. Bëhet fjalë për “Engjëjt e Amerikës”, e shkruar nga Tony Kushner që do të ngjitet në skenë sipas konceptit të Arben Kumbaros.

teatri
  (Pamje nga shfaqja "Tartufi" e Shkodrës)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.