Braziliani Ronaldo nuk e ka pëlqyer shakanë e ish-shokut të skuadrës, Michael Owen, për peshën e tij. Superylli i Brazilit u takua me anglezin dhe ish-shokë të tjerë te Real Madrid me rastin e triumfit të yllit aktual të skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili fitoi Topin e Artë.
Owen shkroi në Twitter një shaka lidhur me peshën e brazilianit, i cili është shëndoshur dukshëm.
“Kujtoja se kisha shtuar disa kile, deri sa pashë shokun tim të vjetër, Ronnie”, ishin fjalët e anglezit, të cilat ngjallën një reagim të jashtëzakonshëm, me shumë përgjigje fyese tej planit personal, me shumë njerëz që i kujtonin diferencat si futbollistë.
Ronaldo është përgjigjur duke shkruar se habitet nga vëmendja që tërheq pesha e tij.
“Jam i shokuar nga rëndësia e madhe që ka marrë pesha ime në botën ku jetojmë. Nuk e di pse është kaq e rëndësishme, sinqerisht”, tha braziliani në ceremoninë e FIFA-s.
Edhe një ish-shok tjetër skuadre, Roberto Carlos, nuk i ka pritur mirë fjalët e yllit të dikurshëm të Anglisë.
"Nuk më pëlqejnë këto lloj shakash. Ronaldo është shok i ngushtë i imi dhe duhet të kemi kujdes. Ajo që ka rëndësi te Ronaldo nuk është trupi, por zemra, ai ka një zemër të madhe”, thotë Roberto Carlos.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com