​Shalsi: Basha s'di çfarë kërkon
ka frikë nga Vettingu dhe vota

​Shalsi: Basha s'di çfarë kërkon<br />ka frikë nga Vettingu dhe vota
Deputeti socialist Eduard Shalësi thotë se opozita i druhet Vettingut dhe votës së qytetarëve më 18 qershor dhe për këtë shkak sajon kauza që nuk qëndrojnë siç është ajo për qeverinë teknike.
 
I ftuar në studion e Report Tv, Shalësi tha se dhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha nuk di çfarë kërkon.
 
"Nuk jam i qartë se çfarë duan, shkojnë nga qeveria teknike, te shtatë ligjet, te Vettingu. Vullneti ynë ka qenë absolut dhe e bëri kjo mazhorancë këtë reformë.
 
Ajo që kërkojnë ata, qeveria teknike për garancinë e zgjedhjeve është pretekst për humbjen e radhës. Kjo për shkak se humbën në 2013-ën, humbën në 2015-ën dhe janë të njëjtët protagonistë që dështuan të ndryshojnë Shqipërinë në 8 vjet.
 
Ma merrni një sektor dhe më thoni një diçka në të cilën këto persona mund të krenohen dhe mund t'iu tregojnë shqiptarëve një alternativë. Janë të dëshpëruar dhe nga kjo gjejnë pretekste. Nuk tregojnë gjë tjetër veçse frikë nga reforma në drejtësi dhe frikë për t'u përballur me gjykimin e popullit
", u shpreh Shalësi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)