​Sherr midis Inva Mulës me Zana
Çelën për fondet e shfaqjes

​Sherr midis Inva Mulës me Zana<br />Çelën për fondet e shfaqjes
Disa ditë para se të vihej në skenë shfaqja e fundit nga Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, situata aty nuk ka qenë dhe aq e qetë. Një mosmarrëveshje e cila ka degraduar deri në tone të larta,ka ndodhur mes sopranos së mirënjohur shqiptare Inva Mula dhe drejtueses së këtij instutucioni, Zana Çela, siç bëjnë me dije burime për ‘Xing.al’.

Të dyja kanë debatuar ashpër në zyrën e Çelës për sa i përket fondeve të cilat pretendoheshin nga ana e sopranos. Sipas saj, ishin të pakta fondet e dhëna për operan

“Peshkatarët e Perlave”, e cila u vu në skenë nga TKOB për herë të parë pas 40 vitesh, gjatë fundjavës që sapo kaloi. Sipas burimeve të brendshme të këtij institucioni, tone të larta janë dëgjuar nga ana e të dyja artisteve, gjë e cila u pasqyrua në vijim edhe në konferencën për shtyp ku secila prej tyre qëndronte larg dhe ftohtë me njëra-tjetrën.

Madje nga burime të afërta me artistet është bërë e ditur që Zana Çela refuzoi të merrte pjesë edhe në një emision ku ishin të ftuara të dyja për të folur për shfaqjen.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur