Kur janë numëruar 1417 kuti votimi nga 5363 në të gjithë vendin, PD numëron 111 680 vota e përkthyer në 41 mandate deputetësh.
Në mënyrë të pabesueshme, të dhënat e deritanishme tregojnë se Basha mund të thyejë një rekord që mendohej si i pamundur për t’u thyer, atë të regjistrimit të një rezultati më të dobët edhe se në vetë vitin 1997.
Sipas të dhënave të KQZ, deri më tani PD është duke grumbulluar 27,9% të totalit të votave dhe po humbet edhe bastion e saj të fundit, Kukësin, çka do të nxirrte socialistët forcë të parë në të gjithë rajonet e tjera.
Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1997, pavarësisht gjithçka që ndodhi, PS mblodhi plot 336 mijë vota, 25,7% të totalit të votave. E pabesueshme, por e vërtetë, me rezultatin e sivjetshëm, demokratët mund të shënojnë pikën më të ulët në historinë e partisë së tyre.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com