​Shkodër, i arratisur para
6 muajsh, arrestohet Doçi

​Shkodër, i arratisur para<br />6 muajsh, arrestohet Doçi
I arratisur më 17 prill të 2017 nga komisariati i Shkodrës, Mikel Doçi është arrestuar ditën e sotme pas gati 6 muajsh në arrati.

Doç ishte komisariat për tu marrë në pyetje pasi një natë më parë kishte ndodhur një plagosje në lagjen "Skenderbeg", ndërsa  24-vjeçari pasi ishte pyetur për dy orë, kur u nis të dërgohej në dhomat e paraburgimit, pa pranga, ai u arratis duke goditur disa herë me grushta policin që po e shoqëronte duke u larguar me shpejtësi.
 
Pavarësisht thirrjeve për ndihmë nga efektivet e policisë, Doçi arriti të largohej pasi u fut në mes automjeteve të sekuestruara nga policia në oborrin e komisariatit e prej ka kapërcyer edhe murin rrethues.
 
Për arratisjen e tij policia e Shkodrës pezulloi edhe  7 punonjës të saj.

Njoftimi i polotë i policisë:
 Kapet dhe ndalohet autori i tretë i dyshuar për ngjarjen e ndodhur me datë 16.04.2017, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”, ku është dëmtuar xhami i parë si dhe është qëlluar me armë zjarri pistoletë xhami i pasëm i automjetit tip Benz, i cili ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L,
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
Kel Doçaj, 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg“, Shkodër,
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka leshuar urdhër ndalimi të menjëhershëm me nr. 4233 datë 02.05.2017, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , “Prishje e qetësisë publike” , “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 e 236 të Kodit Penal.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari