MAT- Një konflikt mes dy bashkëfshatarëve në Mat, ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta e për pasojë një prej tyre mbeti i plagosur.
46-vjeçari M.K., për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta shtetasin L.S., 75 vjeç, banues në fshatin Zenisht, i cili si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arrestuar 46-vjeçarin ndaj të cilit rëndojën veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Vetëgjyqësia".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.