6 muaj pas tentativës për vrasje, policia e Shkodrës ka arrestur 30-vjeçarin Fatjon Gokaj i cili dyshohet se ka qënë bashkëpuntor në një ngjarje të mbetur në tentativë.
 
Arrestimi i Gokajt është kryer në qytetin e Shkodrës nga strukturat e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe Lirisë së Personit.
 
30- vejçari Gokaj dyshohet se në bashkëpunim me 21-vjeçarin Besmir Arrsi, i arrestuar ditën e ngjarjes, kanë tentuar të vrasin më armë zjarri 21-vjeçarin N. P.
 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e 30 marsit të këtij viti në rrugën e Tepes,  brenda një lokali,  kur një konflikt fizik mes disa personave ka qënë duke degraduar deri në përdorimin e armëve.
 
Sipas policisë dy të rinjtë, tashmë të arrestuar pas një konflikti fizik me 21 vjecarin N.P. kanë tentuar ta vrasin atë.
 
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë bëri që të evitohet ngjarja e cila mund të kishte pasoja fatale për të rinjtë.
 
Ndërkohë policia sekuestroi edhe armën pa leje tip kallashnikov, e cila ju kap përsonave të ndaluar.
 
Materialet proceduriale për 30- vjeçarin Fatjon Gokaj do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake".

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com