​Shkon bën ekon në muajin e 9
nëna zbulon vdekjen e bebes

​Shkon bën ekon në muajin e 9<br />nëna zbulon vdekjen e bebes
Problemet gjatë shtatzënisë apo edhe gjatë lindjes po kthehen në një fenomen shqetësues në muajt e fundit.

Një tjetër rast është regjistruar në Tiranë, ku foshnja ka vdekur ende pa lindur, ndërsa mjekët as që e kanë konstatuar.

Gazetari Driçim Çaka raportoi nga terreni se në policia është bërë një denoncim se foshnja është konstatuar e vdekur pasi nëna ka bërë ekon në muajin e 9, por ende nuk është përcaktuar shkaku se nga se ka ndodhur. 

Nëna M.S 37 vjec, banuese ne Tirane iu drejtua dje maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ për të bërë një vizitë pasi nuk ndihej mirë. Ajo ishte në ditët e fundit të pritjes së bebit. Gjinekologu i bëri një eko ku dhe zbuloi se foshnja në bark ishte e pajetë.

Mësohet se nëna në ekonon e fundit që kishte bërë kishte marrë lajmin se bebja në bark gëzonte shëndet të plotë.

Familjarët e gruas kanë kallzuar në komisariat ngjarjen e rëndë, ndërsa është sekuestruar kartela e gruas shtatzënë për analizat dhe mjekimet që ka marrë.
Fetusi është dërguar pranë mjekësisë-ligjore për të zbuluar shkakun zyrtar të vdekjes së bebes.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?



×

Lajmi i fundit

Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat

Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat