Ministria e Bujqësisë jep alarmin duke deklaruar se Shqipëria është e rrezikuar nga gripi i shpendëve.
Gripi rikthehet në Evrope pas vitit 2006, ndërsa sipas ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave.
Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura, ndërsa u bën thirrje fermerëve për lajmërimin e Shërbimit Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhura.
Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Bujqësisë
Megjithëse përhapja është ende larg dhe shtetet kufitare me Shqipërinë ende nuk janë prekur, vendi ynë është i rrezikuar për shkak të shtegtimin të shpendëve të egër drejt lagunave.
Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka urdhëruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për ndalim e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.
Ndërkohë, që Ministria e Bujqësisë, iu bën thirrje fermerëve në të gjithë vendin, që të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur.

Ministria e Bujqësisë nga vendet e sipërpërmendura, ku është e shfaqur ky virus, Shqipëria ka ndaluar nga sot, importin e shpendëve.
Shumica e shpërthimeve është parë të ndodhin në shpendët e egër (rosa, pulëbardha) por gjithashtu shpërthime kanë ndodhur edhe në rosat e fermave dhe pulat e gjelat në rritje ekstensive.
Influenca aviare e njohur gjithashtu si “Gripi i shpendeve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie (pulat, gjelat, pulat afrikane, shkurtat etj), si dhe shpendë shtëpiakë e të egër.
Virusi është izoluar gjithashtu nga disa gjitarë, duke përfshirë njerëzit, minjtë, macet dhe qentë.
Historikisht, në të gjithë botën, kanë ndodhur shpërthime të Influences Aviare dhe kanë qenë të lidhura me rrugët migratore të zogjve të egër.
Në vitin 2006, ka pasur shpërthime në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Tipi i virusit që shkaktonte shperthime në Shqipëri ishte H5N1, Influenca aviare me një patogjenitet të lartë (HPAI), i cili mund të prekë edhe njerëzit, duke shkaktuar dëmtime serioze.
Në këtë mënyrë, viruset e Influencës aviare prekin prodhimtarinë e shpendëve dhe shëndetin publik dhe në zogj, HPAI mund të shkaktojë shenja të rënda klinike ose mortalitet të lartë.
Zakonisht, shenjat e para të një shpërthimi janë ngordhjet në zogjtë e egër dhe atyre të fermave.
Masat e kontrollit janë ai i lëvizjeve në vend, dezinfektimi, deratizimi, dezinsektimi, gjurmueshmëria, karantina, eleminimi i të gjitha kafshëve të prekura, asgjësimi nën mbikqyrjen zyrtar e të karkasave, produkteve dhe mbetjeve të tyre, survejancë brenda zonës së kontrollit ose zonës së mbrojtjes, kontrolli i rezervuarëve, kafshët e egra, zonimi etj. Ndërsa vaksinimi është i ndaluar dhe nuk duhet kryer asnjë trajtim për kafshët e prekura.
Fermereve u kërkohet që të përmirësojnë higjienën në ferma dhe masat e biosigurisë për të ulur rrezikun e futjes së HPAI ne njësitë e tyre të shpendarisë.
Viruset e Influencës aviare prodhojnë lehtesisht variante të reja patogjenike dhe vaksinimi nuk përdoret si një metodë kontrolli praktike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com