TIRANË-Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish seancën për Mark Frrokun, për shkak se avokati kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Po ashtu gjykata ke vendosur të pezullojë afatet e paraburgimit për Mark Frrokun, ndërsa seanca e radhës është caktuar për në 20 prill.

Ish deputeti Mark Frroku rrezikon të dënohet me 25 vite burg.  Prokuroria paraqiti në Gjykatën e Tiranës konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe gjykimit.

Gjithashtu për ish deputetin u kërkua edhe heqja për 10 vite e te drejtës për të kryer funksione publike.

(d.b/Shqiptarja.com)