KINË - Një pasanik kinez fitoi betejën ligjore me një agjenci martesore, pas dështimit të kësaj të fundit për t’i gjetur “gruan e ëndërrave të tij”.
Biznesmeni i njohur si Mr. Zhang, rreth 40 vjeç pagoi para 5 vitesh 1 milion euro në këmbim të gjetjes së një vajze “të ëmbël, të re dhe të pastër”.
Shuma e madhe e parave vendosi menjëherë në lëvizje kompanine që për pesë vite u përpoq t’i gjejë një vajzë ashtu si ai e donte. Për këtë qëllim, vetë kompania ndërmori një fushatë kërkimi, madje edhe duke publikuar spote në televizione kombëtare, njoftime në revista, gazeta e nëpër rrjetet sociale.
Pas shumë kërkimesh agjencia përzgjodhi tetë kandidatet që i “përafroheshin” kritereve, por ato u refuzuan nga biznesmeni kinez.
I lodhur nga kjo, 2 vjet më parë Mr. Zhang paditi kompaninë për dështim në gjetjen e gruas së ëndrrave. Gjykata në atë kohë i kërkoi kompanisë rikthimin e 200 mijë eurove, ndërsa kompania u zotua se do të vazhdonte kërkimet për gjetjen e partneres së 40-vjeçarit brenda 24 muajve.
Por edhe kjo kohë kaloi pa asnjë rezultat, megjithëse në audicione u përfshinë qindra femra, thuajse nga e gjithë Kina dhe si pasojë, gjykata dënoi kompaninë për “dështim në përmbushjen e kritereve të kontratës së nënshkruar” me Zhang.
Ndërkohë, Zhang ka marë mbrapsht ë gjithë shumën e investuar në fillim për gjetjen e “gruas së ëndrrave”

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com