Kohët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka dhënë alarmin se në tregun ushqimor është futur orizi sintetik, i cili është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve pasi ka përbërje plastike.
Para disa javëve policia në vend të ndryshme të botës ka konfiskuar afërsisht 4 ton oriz të falsifikuar, origjina e prodhimit të tij është Laosi.
Orizi sintetik është një përzierje e miellit të patates, rrëshirës sintetike dhe najlonit dhe është një përzierje tepër e dëmshme për shëndetin e njeriut.
Gjithashtu në përzierje është shtuar aroma që ky prodhim fals të ketë shijen e vërtetë të orizit.
Ka disa mënyra të cilat mund të dalloni nëse orizi që ju blini është sintetik apo i vërtetë.
Prova me ujë
Merrni disa kokrra orizi të pagatuar dhe hidhini në një gotë me ujë, nëse ato qëndrojnë në sipërfaqe atherë keni të bëni me oriz sintetik, orizi i vërtetë fundoset në ujë.
Prova e bluarjes
Merrni një sasi orizi dhe bluajeni në një makinë bluarjeje dhe shikoni nëse pluhuri që përftohet është i bardhë atherë keni të bëni me oriz të ngrënshëm, nëse pluhuri është në ngjyrë të verdhë atherë mos e konsumoni por denoncojeni.
Prova e zjarrit
Merrni disa kokrra orizi dhe vërini flakën nëse orizi është sintetik atherë do të ndieni erën e plastikës së djegur dhe ky lloj orizi nuk është për përdorim.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com