Skënderbeu mposht 2-0 Partizanin në Korçë dhe ngjitet në krye të Kategorisë Superiore.
Skuadra e Ilir Dajës rikthehet tek fitorja pas barazimit ndaj Kamzës, ndërsa Partizani zhytet në krizë me vetëm një pikë në tre ndeshjet e para dhe asnjë gol të shënuar.
Ndeshja kryesore e javë së 3-të të Superligës nis disi me tension por edhe me raste.
Gavazaj në minutën e 10-të godet shtyllën, ndërsa me raste sporadike provojnë edhe kryeqytetasit të mposhtin Shehin.
Skënderbeu është ai që dominon ndeshjen dhe me fillimin e pjesës së dytë sërish i afrohet golit kur Xhejms godet traversën.
Gjithsesi, goli do të vijë në minutën e 66-të dhe ai që tund rrjetën është sulmuesi Ali Soue.
Kristi Vangjeli ndërmerr një galopim personal dhe servir mjaft mirë tek Soue që shënon golin e parë në Superligë.
Kryeqytetasit nuk kanë fuqi të reagojnë dhe Skënderbeu dyfishon. Gledi Micin e ndalon në mënyrë të parregullt Trashin dhe gjyqtari jep penallti.
Sabien LIlaj është ekzekutuesi dhe realizon një penallti perfekte.
2-0 e mund Skënderbeu Partizanin duke e zhytur në krizë, ndërsa vet merr vendin e parë.
Dy ndeshjet e tjera të luajtura të shtunën, Luftëtari-Vllaznia dhe Lushnja-Kamza përfunduan pa gola.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com
/Shqiptarja.com