​Skandali në Butrint, Vasili: Po
dhunohet monumenti madhështo

​Skandali në Butrint, Vasili: Po<br />dhunohet monumenti madhështo
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar me tone të ashpra për skandalin që po ndodh në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku po ndërtohet një lokal. Vasali shkruan në “Facebook” se banditizmi korruptim qeveritar po dhunon Butrintin, monumentin madhështor të arkeologjisë.

Sipas tij, Shqipëria po përjeton mesjetën më të zezë me këtë qeverisje, sepse ka shkollëpakun në krye. Më tej, ai shton se Rama po betonon pa mëshirë Butrintin, dhe se qoftet e sufllaqet e kioskave janë më me vlerë se vlerat madhështore të Butrintit mijëravjeçar.

“Banditizmi korruptiv qeveritar dhunon Butrintin. Europa ka parë ditët e saj më të errëta në Mesjetë. Shqipëria po përjeton tani mesjetën më të zezë me këtë qeverisje, sepse ka shkollëpakun në krye të qeverisë. Banditizmi korruptiv që sundon në qeverisje nuk po kursen as Butrintin, këtë monument madhështor të arkeologjisë. Për shkollëpakun në krye të qeverisë, që po betonon pa mëshirë Butrintin, qoftet dhe sufllaqet e kioskave janë më me vlerë se vlerat madhështore të Butrintit mijëravjeçar”, shkruan Vasili. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.