“Me dy miqtë e mi Luan Rama dhe Petrit Vasili duke parë Inter-Juve. Qokën ua bëra të plotë, i ftova në Milano, u lashë edhe fitoren e Interit. Në Torino kemi llogari pa mbyllur :) Forca Juve!!!” Parid Cara, deputeti socialist e përshkruan kështu aventurën në Itali me dy miqtë e tij të LSI, Luan Ramën dhe Petrit Vasilin.
Cara nuk shpreh keqardhje që ekipi i zemrës Juve nuk ka fituar, por kënaqet që miqtë iu gëzuan fitores së Interit. Kjo mbledhje çunash vjen në një kohë kur politika zien mbi cështjen e emrit të kandidatit për President, por dhe për koalicionet politike.
Deputeti socialist duket i buzëqeshur teksa pozon selfie me një nga personat më pranë Ilir Metës, Petrit Vasilin, dhe nuk përjashtohet se mund të jetë hapur dhe biseda e Metës si President i ardhshëm, përvec diskutimeve për futbollin. Por me siguri Vasili do e ketë qetësuar Carën dhe do i ketë shpjeguar se Meta përparësi për momentin ka zgjedhjet brenda partisë.

Foto të tjera..
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..(d.b/Shqiptarja.com)