​Sondazhet: Clinton në avantazh
Trump: Të manipuluara

​Sondazhet: Clinton në avantazh<br />Trump: Të manipuluara
Nga sondazhi i fundit i CNN-it, rezulton se kandidatja demokrate për Presidente e SHBA, Hillary Clinton ka përkrahjen e 49% të votuesve amerikanë, krahasuar me me 44% që gëzon Donald Trump.

Trumpi udhëheq ndër votuesit meshkuj me 3 pikë, por Clinton udhëheq ndër votueset femra me 12 pikë.

Rreth 14% e të anketuarve që kanë deklaruar se do të marrin pjesë në votim janë shprehur se, deri në ditën e zgjedhjeve, mund ta ndryshojnë mendjen se për cilin do të votojnë.

Pak ditë më parë miliarderi republikan paralajmëroi se nuk do të njihte rezultatin e sondazheve, pasi mund të ketë surpriza si rasti i rezultatit dinjitoz të Brexit.

Kurse mbi sondazhet ai u shpreh se;
“Kjo do të shënojë një mundësi unike në jetën tonë, në shansin tonë të fundit, pasi të presim edhe katër vite më shumë do të ishte tepër vonë “, u shpreh ai gjatë një takimi elektoral me një pjesëmarrje të madhe në Tampa në Florida, një shtet i madh ku ai doli i humbur kundër demokrates. I bëj thirrje amerikanëve për të ngritur zërin e tyre .
 “Kur kampi ynë të shpallet fitues, zëri juaj do të dëgjohet në korridoret e Uashingtonit dhe në mbarë botën. Ajo që po ndodh është më e fortë se Brexit “, u shpreh Donald Trump.

Kandidati populist denoncoi me forcë të madhe marrëveshjen e fshehtë, sipas tij të institucioneve të sondazheve, të mediave dhe të kampit të Hillary Clinton, e cilësuar prej tij edhe hapur si “gënjeshtare”, “e pamoralshme”,  “e korruptuar”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin