​Spanjollët zgjedhin futbollistët më
të mirë në histori, çudi ku renditet Ronaldo

​Spanjollët zgjedhin futbollistët më<br />të mirë në histori, çudi ku renditet Ronaldo
Instituti spanjoll për historinë dhe Statistikat në Futboll ka përzgjedhur dhjetë lojtarët më të mirë të La Ligas. Lista përfshin futbollistët që kanë luajtur nga viti 1928-1929 deri më 2015-1016.

Raul Gonzalez i Real Madridit zuri vendin e parë në këtë renditje, ndërsa legjenda e Barcelonës, Cesar Rodriguez zë vendin e dytë. Sulmuesi i Atletic Bilbaos, Telmo Zarra vjen pas dyshes së Realit dhe Barcës.

Studimi është kryer në bazë të parametrave statistikore, të tilla, si golat e shënuara, numri i paraqitjeve, numrin e minutave të kaluara në fushë dhe kartonët.

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi renditet në vendin e katërt, ndërsa Cristiano Ronaldo u pozicionua vetëm i 23-ti, David Villa i 32-ti, Xavi Hernandez 49-ti, ndërsa Iker Casillas i 61-ti.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi