​Spartak Braho: PS-LSI kanë
përpara rrugë të gjatë sëbashku

​Spartak Braho: PS-LSI kanë<br />përpara rrugë të gjatë sëbashku
TIRANE-Në prag të 1 Prillit, në kohën kur përfundon zyrtarisht marrëveshja mes PS-LSI, një nga eksponentët më të rëndësishëm të LSI shprehet mbi të ardhmen e koalicionit duke dhënë sinjale pozitive.

Spartak Braho nëpërmjet një letre me titullin, 'Refleksion'  të siguruar nga Shqiptarja.com shprehet se e ardhmja e koalicionit është rruga e tyre e përbashkët me qëllim përmbushjen e reformave.

"Koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet ne zgjidhen e ceshtjet e paperfunduara, te kryeje reformen zgjedhore, reformen ne drejtesi etj, te zgjidhe krizen qe imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë.
Besoj se për këto qëllime të medha edhe në të ardhmen këto dy forca politike të të majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët
".

Spartak Braho tregon edhe disa të vërteta që sipas tij gjatë rrugëtimit të PS-LSI e kanë trazuar koalicionin 4 vjeçar e që kanë kaluar jo pa qejfmbetje.

Ministrat PS arrogante, dhe "Koalicioni me PDIU, taktikë jo e duhur e Ramës"
Si një koalicion bashkëqeverisës, Braho pranon që në 4 vjet ka pasur dhe qejfmbetje, ku disa janë thënë dhe me zë të lartë. “Ministrat arrogantë ndaj LSI”, “Përshirja e PDIU” në koalicionin e majtë ishin disa nga momentet që ndërhynë për keq në lidhjen PS-LSI.

"Edhe disa veprime tendencioze e manipulative te strukturave ligjzbatuese per te krijuar imazh negative dhe alibira me synimin njollosjen e perfaqesuesve te LSI-se dobesuan kohezionin. Nuk u vleresua por u nevleresuan kritikat e LSI-se ndaj fenomenit kanabizimit te territorit gjate vitit 2016 dhe u konsideruan keto si tendencioze.Tek disa ministra te vecante te saj u vune re shenja arrogance dhe megallomanie  te “partise se madhe qe spyet per aleatin e saj kryesor.
Edhe veprimi i Partise Socialiste per futjen ne qeverisje dhe koalicion te PDIU-se ndonese u tha se ishte levizje taktike e Rames, gjykoj se ishte e pamotivuar, e pakonsultuar dhe jasht parimeve te Mareveshjes per Shqiperine Europiane", shprehet Braho.

Duke shfrytëzuar pozicionin e tij si politikan dhe deputet i zgjedhur me konsensus nga PS-ja dhe LSI-ja, Braho vlerëson se, "ky koalicion bashkëqeverisës duhet të vazhdojë ti marë përsipër realizimin e këtyre objektivave".

Deklaratat e Brahos vijnë pas deklaratës së Gramoz Ruçit, një ditë më parë, i cili u shpreh se, vetëm apo me LSI, PS e ka gati platformën për në zgjedhje, por duke shtuar se mbetet në dorë të LSI të vendosë. 

Ja letra e plote e Spartak Brahos me titullin, 'Refleksion'
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit