Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, vlerëson ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë.
Përmes një shkrimi në faqen e Facebook, Ngjela thekson se kroatët kanë qenë gjithnjë pro shqiptarëve.
"Romana Vlahutin do të mbetet në historinë e Shqipërisë si një mike e madhe e popullit shqiptar.
“Romana Vlahutin është personaliteti i madh i diplomacisë perëndimore që mundi banditizmin e mafies shtetërore në Shqipëri, në një kohë kur ishte domosdoshmëri për avenirin perëndimor të Shqipërisë dhe për lirinë e shqiptarëve, në atdheun e tyre”.
Kështu do të shkruajë historia e Shqipërisë për diplomaten e mençur kroate.
Dhe, nuk është fare rastësi që, përsëri një kroat ishte edhe historiani i madh, Milan Shuflai, i cili iu dha shqiptarëve me argumente shkencorë vendin e tyre të lashtë në historinë e Gadishullit Ilirik.
Shqiptarët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës kësaj zonje të lartë dhe popullit nga i cili ajo rrjedh.
Falemnderit, Romana Vlahutin!", shkruan Ngjela.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com