Këshilli i Ministrave ka ndryshuar kërkesat minimale që duhet të përmbushen nga nëpunësit për 8 pozicione pune në administratën publike.
Përmes një vendimi të miratuar më 5 prill, janë përcaktuar llojet e diplomave dhe përvoja e punës për pozicionet e specialistit të financës, të buxhetit, të prokurimeve, të burimeve njerëzore, arkiv/protokolli, marrëdhënieve me publikun, juristët, dhe specialistët e teknologjisë së informacionit.
Ndryshimet parashikojnë profilizimin e diplomave Bachelor dhe masterave shkencorë me natyrën e vendit të punës, si dhe përvoja të caktuara pune në profesion.
Kushtet e reja do të aplikohen te nëpunësit e aparatit të Kryeministrisë, ministrive të linjës, institucionet e pavarura dhe institucionet qendrore të vartësisë.
Kërkesat minimale të pranimit, të përcaktuara në këtë vendim janë të aplikueshme dhe të detyrueshme për zbatim për të gjitha pozicionet, aktualisht vakante, si dhe për pozicionet të cilat do të krijohen vakante pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO