Qeveria vendos kalimin e Spitalit të Traumës nga varësia e Ministrisë së Shëndetësisë në atë të Mbrojtjes. Ky vendim i marrë nga qeveria ka sjellë reagimin e LSI që është shprehur kundër.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj urdhrit të kryeministri Edi Rama për vendimin sa i takon kalimit të Spitalit të Traumës në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Vasili e cilëson këtë vendim hap prapa dhe i kërkon qeverisë ta rishikojë me racionalitet këtë vendim të saj.
Përveç kësaj, kreu i grupit të LSI-së thekson se ky hap është pakuptim dhe nuk përputhet me programin e qeverisë për shëndetësinë.
“Me këtë vendim ndalet ndryshimi i nisur në Qendrën e Traumes. Do të ulet niveli i shërbimit për pacientet. Vendimi i pakonsultuar me specialistet e shëndetësisë”, shprehet Vasili.
Por ministrja e Mbrojtjes ka qënë më se e vendosur për ta ndryshuar këtë realitet teksa paralel me përgatitjen e projektvendimit për rikthimin e spitalit të Traumës në identitet pra të Ministria e Mbrojtjes, që në mars të vitit të kaluar se zgjidhja do të jetë e shpejtë dhe sipas procedurave, pasi është një vendim skandal i qeverisë së kaluar.
“Kjo çështja e pronave është një tjetër akuzë që i keni ngritur opozitës. 60% të pronave nuk janë regjistruar për shkak të abuzimeve që janë bërë me pronat. Është një fillim dëshpërues, por jo e pamundur për t’u zgjidhur. Shembulli më i spikatur është Spitali Ushtarak, kaloi në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë pa procesverbal, dokumente, auditim, i shkoi Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që forcat ushtarake kërkojnë një shërbim specifik. Vendi ka nevojë për atë spital si Spital i Traumës, por ushtria ka nevojë për një spital, pra duhet ta zgjidhim dhe ta bëjmë sipas procedurave”, ka qenë deklarata e fortë e Kodhelit e cila s’ka ngurruar të nënvizojë se dhe procedurat kanë antiligjore.
“Në rastin më të parë është një akt i padrejtë. E miratoi qeveria dhe hyri në fuqi më 24 dhjetor 2012, në vigjilje të Krishtlindjve e Vitit të Ri ndërsa në prill për këtë del dekreti i presidentit. Duhet të kishte ndodhur e kundërta....Ju e shihni se si u shkel ligji në të dyja rastet, ndaj më lind e drejta të them që është akt korruptim”, ka qenë deklarata e Kodhelit, ku në mbledhjen e djeshme të qeverisë është miratuar dhe vendimi që kalon këtë spital në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pikërisht aty ku ka qenë gjithnjë.
Ndërkohë që historia e kalimit të këtij spitali në varësi të ministrisë së Shëndetësisë zë fill më 2012, teksa ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami e ish-ministri i Shëndetësisë përfaqësuesi i LSI Vangjel Tavo e mbrojtën këtë vendim.
Ish-deputeti socialist Eltar Deda jo vetëm kundërshton kalimin, por shfaq frikë se do kalojnë ambientet të Spitalit në Traumës në varësi të një spitali jopublik, siç kanë kaluar me tre vendime të Qeverisë në vite të ndryshme. Por u kundërshtua nga Imami, që tha se nuk bëhet fjalë për ndryshim të ambienteve apo për përdorim të territorit, por vetëm për administrim dhe varësi. Ndërsa Tavo tha se për shkak të fluksit të lartë në këtë spital, përballimin e shërbimin e traumës e bën më mirë nën administrimin e ministrisë së Shëndetësisë. Tani po LSI e kundërshton vendimin e djeshëm.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com