​Stadiumi i Tottenham, i pari
në botë me fushë të palosshme

​Stadiumi i Tottenham, i pari<br />në botë me fushë të palosshme
Stadiumi i ri i Tottenham do të përfshijë fushën e parë të palosshme në botë, duke i mundësuar stadiumin të ri  të zhvillojë ndeshjet e ekipit dhe ato të futbollit Amerikan, njoftoi klubi.
 
Klubi ka lançuar projektin përmes një video-je në Twitter të enjten për të demonstruar projektin madhor, i cili në thelb do të mbajë një fushë mbi terrenin që luhet një ndeshje e futbollit amerikan.
 
Stadiumi do të hapet në 2018, ndërsa klubi do të luajë ndeshjet e tyre në shtëpi në stadiumin kombëtar të Wembley.
 
Kompania Inxhinierike Sheffield SCX është rekrutuar për të ndërtuar fushën e palosshme, e cila do të jetë e para e këtij lloji në botë.
 
Fusha futbollit  do të përdoret vetëm për klubin, ndërkohë që fusha e futbollit amerikan do të përdoret shtesë për koncerte dhe ngjarje të tjera brenda vendit.
 
Bazamenti i fushës së  futbollit do të ulet në tre tabakë të çeliktë me peshë më shumë se 3,000 ton secila që do të rrëshkasin nga poshtë ndenjësve të tifozëve.

totenham

[gallery]23791[/gallery]
Redaksia Online
Ar.Dr/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP, mes tyre edhe e besuara e famlijes Berisha

Kuvendi skualifikon 6 kandidatë për KLGJ dhe KLP, mes tyre edhe e besuara e famlijes Berisha