​Starova sulmon De Biasin: Mori
nga Shqipëria më shumë se sa dha

​Starova sulmon De Biasin: Mori<br />nga Shqipëria më shumë se sa dha
Tekniku i Partizanit Sulejma Starova, në një prononcim për SuperSport, foli për trajnerët e huaj, ku tha se nuk e pranon se ata janë më të mirë se trajnerët shqiptar.

Me këto fjalë Starova ka sulmuar ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Biazin.

Tekniku i Partizanit, Sulejman Starova tha se De Biazi mori nga Kombëtarja shqiptare shumë më tepër se sa ka dhënë.

“De Biazi mori shumë më tepër nga ne, mori shumë më tepër nga Shqipëria sesa dha, mori sadisfaksion më tepër se të gjitha. Por duhet të dini që trajnerët shqiptarë nëse vihen në drejtim atje jashtë, të jeni të sigurt që e bëjnë punën si ata. Nuk po e them më tepër, por them me modesti që me siguri e bëjnë njëlloj punën”, u shpreh tekniku Starova.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën