​Sulm LSI-së, Rama-Basha:Të
shtypim me votë shushunjën!

​Sulm LSI-së, Rama-Basha:Të<br />shtypim me votë shushunjën!
TIRANE-Rama dhe Basha kanë dalë në unison sa u përket deklaratave kundër LSI.

Me terminologji të njëjtë, të dy krerët e dy partive më të mëdha sot kanë ashpërsuar tonet ndaj partive të vogla, kryesisht LSI-së. "Shushunja", ishte fjala që u përdor nga Basha në Diber e më pas nga Rama në Elbasan. Sipas tyre LSI është partia që nuk i ndahet pushtetit dhe tashmë ka ardhur koha që kjo të marrë fund. Timonin e duan për vete, partitë e mëdha, ndersa premtojne se do 'shtypin' me votë shushunjën.

Por nuk heshti as LSI, që shkoqur u shpreh se nuk ka frikë.

Rama: Boll me të tretët të vertetët që s'i ndahen pushtetit
Nga Belshi, Kryeministri bëri thirrje që populli të zgjedhë dhe të mos u lejë hapësire partive që kushtezojnë qeverisjen.

“Jo kamikazë të partive që i përdorin për të hipotekuar pushtetin e tyre dhe për të sjellë në cdo palë zgjedhje si të tretët të vërtetët që thonë që sido të vejë puna janë gjithmonë në pushtet. Në 25 Qershor jepini dërrmën këtij sistemi që ka brenda kancerin dhe metastazat që ka përhapur në institucionet e shtetit partitë e tepsive”.

Me pas nga Elbasani, Rama tha se “shushunjat duhet të shtypen me votë me 25 qershor.”

Kreu i socialistëve ritheksoi se në mbarë botën partitë i ndërtojnë koalicionet mbi bazë të programeve dhe jo sipas listave të drejtorëve.

Basha: Meta një dorë në bakllava tjetrën në sheqerpare, tani jo më
Ai ka bëre akuza ne drejtim te ish-kreut të LSI, Ilir Meta ku sipas Bashës, Meta ka ngrënë gjate qeverisjeve të të dyja krahëve dhe tani ka ardhur koha që të dale ne opozite.

Kreu i PD theksoi se Meta e ka nuhatur këtë ndaj është bërë “bishe” dhe ka kërkuar nga dibranët dhe gjithë shqiptarët të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla, duke përmendur këtu dhe PDIU.

“Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë showmen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platformë nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën”, tha ai.

E ndërsa Rama e Basha bëjnë thirrje që të mos votohen partitë e vogla, Meta sfidon duke u shprehur se 600 mijë të rinj kanë zgjedhur LSI si forcë të parë politike.

LSI: Kryetari i Rilindjes Edi e zëdhënësi Luli nuk na trembin
Por deklarata nuk mbaron me kaq, zyrtarisht LSI prononcohet ne nje konference per shtyp ku partia deklaron shkurt; se nuk ka frike nga sulmet e dyshes.

"Le të përpiqet sa të dojë Lul Basha, akuzat mbi ministrin dëshmojnë se sa shërbëtor i verbër është se një kryetar i një partie në opozitë më e pakta duhet të vinte gishtin mbi qeverinë dhe politikat dhe jo mbi një ministër. Kryetari i rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin LSI dhe as i sugjestionojnë anëtarët dhe votuesit e tyre të shumtë që do t’ja japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor në zgjedhje, kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kanabizimit nga qeverisja me drejtim të ri nga LSI”, tha Luan Rama.

Idrizi i përgjigjet Bashës: Ke qejf detin, detyra jonë, të mbrojmë PD
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i është përgjigjur Lulzim Bashës, i cili nga Dibra u kërkoi sot qytetarëve që votat për PDIU më mirë t’i hedhin në lumë, pasi sipas tij, partia e çamëve është zhytur me kokë në qypin e turshive.
 
E ndërsa shprehet e habitur që Basha nuk kërkon vota për PD, PDIU i kujton kreut të opozitës që bashkinë e Dibrës e ka fituar PS.
 
“PD është parti që na del detyra ta mbrojmë të gjithë si vlerë e pluralizmit, sidomos në këto momente të vështira.
 
Kryetari i saj nuk kërkon vota për PD në Dibër, por i kërkon dibranëve të mos votojnë për PDIU-në, e ti hedhin votat në lumë.
 
Ne e dimë që ai ka qejf detin e lumenjtë, por Bashkinë e Dibrës e ka fituar PS
” shprehet Idrizi. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel