​Sulmet në SHBA, pyetjet dhe
përgjigjet e mundshme

​Sulmet në SHBA, pyetjet dhe<br />përgjigjet e mundshme
Hetimet lidhur me ngjarjet në New York dhe New Jersey i kanë hapur rrugën pyetjeve të rëndësishme të cilat kërkojnë përgjigje të rëndësishme. Për të kuptuar më mirë kërcënimin e sjellë nga autori 28-vjecar, Ahmad Khan Rahami duhet parë edhe profil i tij ende i paplotë, që flet për një kriminel që ëndërron të kryejë shkatërrime, por që kryen edhe gabime.

Autoritetet politike deklaruan se nuk kërkohen bashkëpunëtorë të tjerë, pra Ahmad ka vepruar i vetëm. Por disa hetues nuk përjashtojnë edhe mundësine e bashkëpunimit.
Ndoshta përgjigjet duhen parë edhe në fabrikën e lëndëve shpërthyese duke qenë se nuk ishin identike por ishin të përgatitura me profesionalizëm. Policia shkencore mund të gjejë edhe gjurmë të tjera.

Shtohet pyetja sesi ka mundësi që terroristi nuk përdori doreza kur vendosi lëndën shpërthyese. Ndërkohë sipas 'Wall Street Journal' telefoni i lidhur me tenxheren e tensionit që shpërtheu i përkiste një familjari dhe kjo mundësoi që pista e hetimit të ngushtohej.

Në qendër të hetimeve janë edhe vizitat e shpeshta  që Ahmad ka bërë në Afganistan dhe në Pakistan. Në 2011  u martua me një vajzë pakistaneze me të cilën ka një vajzë. Ka tërhequr vëmendjen edhe vajtja e tij në Quetta zonë e njohur  për shutrinë e fortë.  Shtrohet pyetja  këtu iu bashkua fomazionit islamik? Në cilin peridhë u radikalizua 28 vjecari?
 
Ekspertët thonë se tipi i bombës i përdorur i lidhur me telefonin nuk është aq i thjeshtë  prandaj duhet të jetë dikush tjetër. Ndërsa analistë të tjerë flasin edhe për apelin që eksponetë të Al Qaeda kanë bërë për të goditur Perëndimin.
 
Në banesën e terroristit nuk u gjetën eksploziv apo materiale kompromentuese. Sërish pyetje, ku u fabrikuan lëndët shpërthyese që u përdorën për sulmin , tenxherja e presionit e transformuar në bombë.
Interesante është fakti që pranë lëndës shpërthyese kish lënë një biletë duke paralajmëruar për sulme të tjera e mes shkrimit citohej edhe sulmi  i ndoshur gjatë maratonës në 15 prill 2013 në Boston.
 
Shumë pyetje të cilat duhet të marrin përgjigjet e duhura që pse jo të parandalohen sulmet të cilat herë pas here marrin jetë të pafajshme.


sulemt shba
sulemt shba
sulemt shba
 Foto të tjera..


Pergatiti Esenka Meleqi/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri