​Sulmohet gruaja e zëdhënësit
të PDK-së, Blerand Stavilecit

​Sulmohet gruaja e zëdhënësit<br />të PDK-së, Blerand Stavilecit
Sipas policisë  Vitore Metaj Stavileci, bashkëshortja e ministrit në detyrë Blerand Stavileci, ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mësohet se ajo është sulmuar gjatë ditës në një nga lagjet e Prishtinës.

Pas këtij njoftimi ka reaguar ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

“Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Hoxhaj.

Policia në konsultim me Prokurorinë po e cilëson këtë rast si lëndim trupor./REL

hoxhaj
(Postimi i Hoxhaj në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre