Në ditën e fundit të merkatos, sulmuesi kosovar, Veton Berisha është zyrtarizuar tek Rapidi i Vienës për tri vitet e ardhsme.
 
Sulmuesi 23-vjeçar që luan për Kombëtaren Norvegjeze është transferuar nga Greuther Furth, tek Rapid i Vienës dhe siç raportojnë mediat gjermane ky transferim ka kushtuar rreth 1 mln euro.
 
Sulmuesi i cili ka zgjedhur kombëtaren e Norvegjisë është vëllai i vogël i mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha i cili luan gjithashtu në kampionatin austriak me RB Salzburg.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com