​Superiorja, Skënderbeu fiton në
Laç, Partizani kthehet te fitorja

​Superiorja, Skënderbeu fiton në<br />Laç, Partizani kthehet te fitorja
Një gol i shënuar nga Latifi i ka mjaftuar Skënderbeut për të marrë tre pikët nga transferta e Laçit e për t’u rikthyer i vetëm në krye të klasifikimit të kategorisë Superiore, pasi kryendeshja e kësaj jave Kukësi-Tiranë u mbyll në barazim pa gola.
 
Edhe pse ishte një ndeshje me ritëm e me emocione, as Kukësi e as Tirana nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në përballjen mes tyre, ku në fund fitues doli Skënderbeu.
 
Ndërkohë, korçarët kanë marrë 3 pikët në fushën e vështirë të Laçit. Skënderbeu dominoi takimin, por arriti të shënonte vetëm një herë dhe goli erdhi në minutën e 66 të ndeshjes nga Latifi.
 
Luftëtari humbi një mundësi të mirë për t’u ngjitur në klasifikim, duke barazuar 1-1 në shtëpi me Korabin. Edhe pse gjetën golin që në minutat e para, gjirokastritët nuk arritën të merrnin pikët e plota nga kjo ndeshje, pasi Korabi barazoi rezultatin në pjesën e dytë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve