Partia, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Hashim Thaçi për të shkuar në bisedime me homologun serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.
LDK përmes një reagimi ka akuzuar Thaçin se po zhvillon bisedime pa autorizim shtetëror me Serbinë dhe se po i përdor këto bisedime për të “kthyer kah vetja reflektorët politikë”.
“Është Qeveria e Republikës së Kosovës, e mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ajo e cila ndërton platformën, udhëheq bisedimet eventuale dhe implementon marrëveshjet. Çdo gjë tjetër dhe nga çdo kush tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të dëmshme, jo legjitime dhe antikushtetuese”, shkruhet në reagim.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com