Një histori frymëzuese nga Massachusetts, kur sëmundja dhe për më tepër vdekja nuk të pengon të bësh atë që më së shumti dëshiron. Kur Bob Charland u diagnostikua me kancer, ai nuk ndjeu keqardhje për veten. Në vend të kësaj ai vendosi të kalonte ditët e fundit të jetë së tij duke u dhënë fëmijëve dhuratën e një argëtimi falas.

Banori i Springfield në Massachusetts u diagnostikua me sëmundjen e rëndë para dy muajsh. Sapo mori vesh lajmin ai vazhdo me rutinën e tij: zbriti poshtë në ofiçinë dhe filloi me rregullimin e biçikletave për fëmijët e zonës së tij. Kur nuk është duke riparuar ndonjë biçikletë të re që mund të ketë pësuar ndonjë defekt të vogël, ai është duke rregulluar ndonjë biçikletë të vjetër për t’ia dhënë fëmijëve të cilët nuk mund ta blenë dot një të re.

“Pse jo? Nëse është vetëm në dorë të kohës sime pse mos ta bëj? Kjo i bën fëmijët e lumtur, po promovon diçka pozitive në jetën e tyre, prandaj do të vazhdoj ta bëj”, thotë Bob.

bicikleta
  (Bob Charland ​duke rregulluar biçikletëne një fëmije)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com