Një shofer çek është dënuar me burg pasi u kap duke futur ilegalisht shtatë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Shqiptarët ishin fshehur në kamionin e Zdenek Hercik, por u kapën nga zyrtarët e kufirit. Shtatë shqiptarët ishin fshehur në mobiliet që ndodheshin në kamion.
Emigrantëve shqiptarë iu refuzua hyrja në Britaninë e Madhe dhe u kthyen në Holandë me traget. Shoferi cek u ndalua në portin Harwich më 8 dhjetor të vitit të kaluar pasi erdhi nga Holanda me traget.
59-vjeçari pranoi akuzën para gjykatës dhe u dënua me 42 muaj burg, raporton "Daily Mail".
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com