​Tërhiqet nga bota e futbollit
legjenda e kombëtares angleze

​Tërhiqet nga bota e futbollit<br />legjenda e kombëtares angleze
Ish-lojtari i Livepulit dhe kapiteni i kombëtares angleze, Steven Gerrard i ka dhënë fund spekulimeve nëpër media duke  njoftuar në një postim në faqen e tij në Twitter tërheqjen nga bota e futbollit.

Gerrard sapo ka përfunduar kontratën e tij me klubin aktual LA Galaksi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të mos arritjes së objektivit kryesor, kalimit në fazën finale të ‘play off’, ai ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Në një intervistë për emisionin ‘BT Sport’me gazetarin Gary Linker, ish kapiteni i kombëtares angleze ka shpjeguar më hollësisht arsyet e tërheqjes nga futbolli.

 “Ndihem me fat që kam përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme përgjatë karrierës sime. Jam krenarë që kam luajtur mbi 700 ndeshje me ekipin e Livepulit, shumicën si kapiten i saj, duke e ndihmuar në arritjen e shumë sukseseve sic ishte e famshmja, nata magjike e Stambollit. Në nivel ndërkombëtar kam patur privilegjin të  fitoje 114 ndeshje dhe të kem qenë kapiten i kombëtares angleze në shumicën e kohës. Gjithmonë do të shoh pas me një krenari të madhe faktin që kam mbajtur veshur për një kohë gjatë fanellën e vendit  tim.
Ka qenë me të vërtetë një karrierë e jashtëzakonshme. Faleminderit juve, tifozëve të mrekullueshëm të Liverpul, La Galaksi, dhe kombëtares Angleze për mbështetjen e vazhdueshme gjatë karrierës sime. Besnikëria dhe suporti juaj janë gjithçka për mua
”.

Ishin fjalët e tij gjatë intervistës ekskluzive të zhvilluar paraditen e sotme.

Ndër të tjera ai shton se është ende herët për të marrë ndonjë post drejtues por  që nuk e përjashton si mundësi në të ardhmen.  

(k.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve