​Thirrjet për dhunë të dënueshme
me ligj, Basha rrezikon 3 vite burg

​Thirrjet për dhunë të dënueshme<br />me ligj, Basha rrezikon 3 vite burg
TIRANE-Kryetari i PD Lulzim Basha, po tenton të ndjekë linjën e paraadhësit të tij, Sali Berishës teksa bën thirrje për dhunë.  Por deklaratat për dhunë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalohen me ligj nga Kodi Penal e Kushtetuta e Shqipërisë.  
 
Në seancën parlamentare të 21 prillit 2016 ish-kryeministri SaIi Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullit, sipas tij për t’u mbrojtur nga mafia e lidhur me shtetin
 
Neni 223 i Kodit Penal sqaron se thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.
 
              Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.


Ndërkohë deklaratat e dhunshme ndalon dhe Kushtetuta e Shqipërisë. 

Në pikën 2 të nenit 9 të Kushtetutës theksohet se thirrjet për dhunë ndalohen sipas ligjit.

Më konkretisht thuhet:

       “Partitë politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave mbështeten në metoda totalitariste, që nxitin e përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore, si edhe ato me karakter të fshehtë janë të ndaluara sipas ligjit”.

Por pavarësisht se Kushtetuta u ndalon partive politike që të bëjnë thirrje për dhunë, kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë apel qytetarëve që të reagojnë edhe duke përdorur dhunën ndaj zyrtarëve të shtetit. Kjo është hera e dytë që drejtues të Partisë Demokratike bëjnë thirrje për dhunë.

Në seancën parlamentare te 21 prillit 2016 ishte ish kryeministri SaIi Berisha që bëri thirrje për armatosjen e popullit, sipas tij për t'u mbrojtur nga mafia e lidhur me shtetin.

neni kodit penal

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)