​Thoma Strakosha, rinovimi me
Lazion është vetëm formalitet

​Thoma Strakosha, rinovimi me<br />Lazion është vetëm formalitet
Lazio ka gati ofertën e rinovimit për Thoma Strakoshën. Portieri i ri shqiptar ka shkëlqyer deri tani, ashtu si dhe mbrëmë, në Kupën e Italisë, kundër Genoas.
 
Sky Sport bën të ditur se klubi roman i ka ofruar rinovimin deri më 2022 dhe firma mbi kontratë është thjesht një formalitet.
 
Aktualisht, Strakosha është portieri i dytë te Lazio, ku titullar është Fernando Marchetti, ndërkohë që është edhe Etrit Berisha, i huazuar tek Atalanta. Edhe ky i fundit ka shkëlqyer në rolin e titullarit te bluezinjtë, të cilët kanë qenë surpriza e kampionatit aktual.
 
Verën e kaluar, Strakosha u kërkua nga Cardiff City, skuadër e Championship në Angli, me premtimin për të luajtur titullar, por Lazio refuzoi ta shiste portierin shqiptar.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në