Të dielën në mbrëmje në derbin e Francës, në “Velodrome”, Valbuena u paraqit si kundërshtar, duke u vërshëllyer nga i gjithë stadiumi. Madje tifozët vendas e kanë çuar deri në ekstrem urrejtjen e tyre duke shfaqur një kukull të varur me fanellën e tij dhe shkrimin “Lojtarët që e ndjejnë veten të OM (Marsejës) luajnë me Marsejën, t’i je tradhtar”.
Acarimi i tifozerisë ka qenë shumë i madh saqë gjyqtari është detyruar të ndërpresë për 25 minuta ndeshjen derisa të qetësohet situata. Sakaq, edhe ndërhyrjet ndaj tij në fushën e lojës kanë qenë vërtet të ashpra, saqë i kuqi i Alesandrinit ka ardhur pikërisht në këtë formë për vendësit, që kanë parë edhe një penallti kundër tyre. E teksa Valbuena ka kërkuar ta godasë, por Lakazete nuk e ka lënë dhe ka shënuar ai nga pika e bardhë. Ndeshja ka përfunduar barazim 1-1.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)