​Tiranë, Këshilli Bashkiak i hap
rrugën ndërtimit të 17 shkollave

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar në mbledhjen e sotme vendimin për miratimin e studimit të fizibilitetit dhe të  kontratës “TIP”, të partneriteti publik- privat.

Ky vendim i hap rrugën projektit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në kryeqytet, si dhe i jep zgjidhje problemit të mësimit me dy turne.

“Sot pyetja është: A do jemi ne Këshilli Bashkiak që vendos për Tiranën me 24 orë ujë dhe që heq sistemin e shkollave me dy turne? Ne jemi në prag të finalizimit dhe të fillimi të këtij procesi”, është shprehur Veliaj në fjalën e tij në  mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Tirana momentalisht ka 191 shkolla, ku sipas kryebashkiakut në 57 prej tyre mësimi zhvillohet me dy turne dhe në 61 shkolla ka më shumë nxënës se kapaciteti i tyre.

Veliaj në fjalën e tij tha se në Tiranë jaën 15 mijë fëmijë, të cilët e bëjnë mësimin me dy turne.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës