Farka’Fest është ftesa e fundjavës për të gjithë ata që duan të shkëputen pak orë nga jeta e kryeqytetit. Në parkun e Liqenit të Farkës, aktivitetet e shumta kanë mbledhur grupmosha të ndryshme.
Blendi Gonxhja, kreu i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, thotë se promovimi i bukurive natyrore është qëllimi kryesor.
“Fëmijët e sotëm dhe të rinjtë që kanë qënë sot këtu të mbajnë mend që kanë mbjellë pemë, që farka është e tyre. Që parku i Farkës është i tiranës, që të ndërgjegjësohemi që në këtë mënyrë ti mirmbajmë dhe ti vlerësojmë më shumë këto pasuri që kemi në qytetin tonë. Kemi qytetin e lëvizshëm të lodrave dhe aktivitete të ndryshme që i shtohen, në këtë rast kemi Liqenin që na e pasuron ditën, kemi fluturime kemi mbazdite garat e sporteve ekstreme me çunat e Enduros”, shprehet Gonxhja.
Për të rinjtë sportet janë një menyrë e mirë argëtimi.
“Këtu është ajri i pastër, gjelbërimi, gjithçka. Aktivitete po, përshembull aktivitete me skafe. Më pëlqen gjithçka pasi këtu jetoj, liqeni, panorama, vendet”, shprehen të rinjtë e pranishëm në festë.
Roza ka ardhur nga Shkodra e ftuar në sektorin e panairit e Farka N’Fest.
"Këto janë të gjitha punimet e dorës të miat, mund të ruajmë traditën, pasi i kemi patur traditë punimet e dorës", thotë Roza.
Festa në Parkun e Liqenit të Farkës do të vijoje deri në orët e para të mëngjesit mes muzikës dhe aktiviteteve të shumta.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO