Pas plagosjes së rëndë të nxënësit të gjimnazit Ando Zako Çajupi, pranë portës së shkollës, një tjetër nxënës u ndalua nga policia me armë të ftohtë. Nxënësi i ndaluar i përket i gjimnazit “Partizani”, i ndërsa u kap të mërkurën gjatë kontrollit të kryer nga roja dhe dy punonjës të patrullës së policisë së komisariatit nr.4. Identiteti i tij, nuk bëhet i ditur, por burimet e policisë, thonë se ai u ndalua në ambientet e komisariatit nr.4 në Tiranë.

Në lidhje me plagosjen e ndohur pranë shkollës Çajupi, një grup specialistësh të Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, kontrolluan këtë të mërkurë procedurat standarde të ndjekura nga shkolla, sa i përket mungesave të nxënësve në shkollë, trajtimin psikologjik të tyre dhe mbledhjen e komisionit disiplinor të shkollës.
 
Nuk dihen rezultatet e këtij inspektim, të kryer, pas plagosjes së Kristian Sutit nga Marsel Sula. Ky i fundit, përshkruhet nga psikologia e shkollës, Elda Oshafi, si egocentrik dhe konfliktual. Madje, një konflikt tjetër të ngjashëm, Sula e ka pasur edhe vitin e kaluar akademik, me një nxënës tjetër, por për fat të mirë nuk ka pasur pasoja të rënda
 
Sipas psikologes, personat nuk kanë pasur konflikte në ambientet e brendshme të shkollës.
 
Ndërkaq sipas policisë dy nxënësit Marsel Sula e Kristian, mësohet se janë konfliktuar për shkak të një femre mes tyre. Kristian Suti, 17 vjeç ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa sipas mjekëve ai ka kaluar gjendjen e rëndë shëndetësore dhe është nën mbikqyrjen e mjekëve në spital. 

hapese vere
(Nje hapese vere, foto ilustruese)

(d.b-l.q/Shqiptarja.com)