​Tiranë, përplasen komisionerët
bllokohet votimi për disa minuta

Shënohet incidenti i parë në qendrat e votimit pas nisjes së procesit dy orë më parë.
 
Në QV me Nr. 1886/1, në shkollën “Dhora Leka” pranë fushës së aviacionit, në Tiranë, ka pasur një konfrontim fizik mes komisionerëve.

Shkak për përplasjen është bërë shoqërimi i personave të moshuar nga familjarët e tyre për në qendrat e votimit. 

Procesi i votimit u ndërpre për disa minuta, ndërsa policia nuk ka ndërhyrë pasi më parë i duhet autorizim nga KQZ

U kërkua ndërhyrja e institucionit të administrimit të zgjedhjeve, për të zgjidhur situatën dhe rinisur procesin e votimit. Në këtë QV, procesi i votimit nisi disa minuta pas ndërprerjes. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet