TIRANË-Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në mesditë në një pallat 10-katësh tek Rruga e Elbasanit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Flakët gjigande kanë shperthyer rreth orës 13:20 minuta në katin e fundit të pallatit, ku ndodhej palestra personale e Gaz Demit, president i klubit të futbollit, Partizani.

Zjarri u shua rreth ores 13:50 minuta, pasi zjarrfikësit luftuan më shumë se 30 minuta me flakët gjigande.

Report Tv e Shqiptarja.com sollën pamje në kohë reale nga vendi i ngjarjes, ku flakët përpinë çdo strukturë muri apo druri që ndodhej në këtë pjesë të sipërme të pallatit.

Vazot me pemë e lule dekorative ndihmuan në përhapjen me shpejtësi të zjarrit.

Pjesët e ndezura në flakë të papafingos u rrëzuan në sheshin poshtë pallatit duke perhapur panik tek kalimtaret. Pallati ndodhet tek rruga e Liceut Artistik dhe poshtë tij jane dhe disa lokale. Kjo është dhe ndërtesa më e lartë në zonë.



[gallery]20232[/gallery]
Forcat e zjarrfikëses kanë mundur të ngjiten deri në pjesën e sipërme të pallatit, por për shkak të lartësisë, 10 kate, u shtuan vështirësitë për fikjen në kohë rekord të zjarrit.

Megjithatë në kohë rekord u evakuuan banorët, por pati dhe kurioze që nga katet me poshtë pallatit që shihnin sesi zjarri përpinte katin sipër tyre.

zjarri
(Nje banor kureshtar sheh flaket e zjarrit siper katit te tij)

Brenda 40 minutash zjarri u lokalizua duke u larguar keshtu dhe rrezikun e djegies me tej te tij.

Nga vendgjarja mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.  

Si shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet rrjedhja e një bombole gazi, por pritet versioni zyrtar dhe hetimet që do të zbardhin ngjarjen, pasi nje dyshim i dyte flet per nje shkendije elektrike.


(Zjarri ne katin e fundit te pallatit, pamje pa koment)

Çasti kur Gaz Demi mëson për zjarrin
Në momentet kur ka mësuar se apartamenti dhe palestra janë djegur, presidenti i klubit të futbollit Partizani nuk është ndier aspak mirë. Siç e shihni dhe në pamje, persona e mbajnë nga krahët dhe i japin kurajo.