​Tjetër shqiptar drejt Seria A. Shoku
i Sadikut gati për hapin e madh

​Tjetër shqiptar drejt Seria A. Shoku<br />i Sadikut gati për hapin e madh
Shqiptari që luan për kombëtaren e Maqedonisë dhe që është shok skuadre me Armando Sadikun është duke kaluar në Seria A.

Pas një sezoni të shkëlqyer tek Lugano, sulmuesi Ezgjan Alioski, është duke u lakur  në merkaton verore dhe skuadra e Atalantës, kërkon të bëjë të vetin sulmuesin që shënoi 16 gola tek Luagano në sezonin që lam pas.

Atalanta e cila këtë sezon do të luajë në Ligën e Europës, po kërkon të bëjë përforcimet e duhura dhe i ka hedhur sytë nga sulmuesi 25 vjeçar, me origjinë shqiptare.

Pas sezonit të mrekullueshën në kampionatin Zviceran, parteri në sulm i Sadikut, duket se është gati për hapin e madh në karrierën e tij si futbollist. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori