29-vjeçarja shqiptare ka kërcënuar për disa orë se do të hidhej nga dritarja e ndërtesës së një hoteli, në Torino.
Banorët e lagjes kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen, ku për disa orë kanë negociuar me 29-vjeçaren, për ta bindur që të mos e kryente këtë veprim.
Ngjarja në fjalë ka bllokuar të gjithë trafikun në zonën ku shqiptarja ka tentuar t’i japë fund jetës.
Shqiptarja identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, raportohet nga mediat italiane se shkak për tentativën për vrasje mund të jenë bërë problemet me punën.
Në fund zjarrfikësit kanë bindur shqiptaren të zbriste, ku ky veprim është shoqëruar me duartrokitje nga banorët.
[gallery]20613[/gallery]
