​Triller, rusit i vritet familja në
aksident ajror, hakmarrja bëhet film

​Triller, rusit i vritet familja në<br />aksident ajror, hakmarrja bëhet film
Familja iu vra në një aksident ajror në vitin 2002, por babai rus pasi u zhgënjye sepse askush nuk u fajësua për tragjedinë, hakmerret ndaj kontrollorit ajror.

Vitaly Kaloyev humbi gruan dhe dy fëmijët 10 dhe 4 vjeç kur një avion pasagjerësh u përplas me një avion mallrash në hapësirën ajrore të Gjermanisë në vitin 2002. Ai ishte i bindur se ishte faji i ekspertit të aviacionit, Peter Nielsen, që po punonte i vetëm kur ndodhi tragjedia.
 
Kaloyev shpenzoi dy vite duke kërkuar për përgjigjet, dhe kur mendoi se kishte ezauruar çdo opsion, ai e gjeti Nielsen dhe e theri për vdekje në kopshtin e shtëpisë së tij.
 
Historia tashmë është bërë film me titull “Aftermath”. Rolin e Kaloyev e luan aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger. Pas aksidentit tragjik, që mori jetën e 71 personave, Kaloyev kaloi në depresion, nuk pranonte të rruhej dhe vishej vetëm me të zeza si një prift.
 
Shtëpinë në Vladikavkas e ktheu në një tempull për familjen e tij. Ai ishte në Barcelonë kur ndodhi tragjedia, ndërsa po priste familjen që të vinte për vizitë nga Moska.
 
Kaloyev kishte ndërtuar një shtëpi në Spanjë.

Për rusin, fajtori i vetëm sipas tij ka qenë kontrollori. Nielsen ishte i vetëm në dhomën e kontrollit në Cyrih natën e tragjedisë. Ai i dha një paralajmërim vetëm 44-sekondësh avionit të pasagjerëve, duke u thënë se ishin shumë pranë një avioni mallrash.
 
Kontrollori i trafikut u akuzua për ngjarjen, por ai pritej të pastrohej nga akuza.
 
Rusit iu ofruan 160 mijë franga zvicerane si kompensim për të mos paditur kompaninë. Ai u largua i zemëruar dhe kërkoi që të takohej me Nielsen.

Dy vite më vonë, ai hyri fshehtas në shtëpinë e Peter Nielsen, 36 vjeç. E gjeti Nielsen në kopsht ku dhe i nguli thikën 14 centimetër në stomak përpara se të arratisej.
 
Kaloyev u arrestua në aeroport dhe u akuzua për vrasje. Në Zvicër ai u dënua me tetë vite burg. Por ndërsa historia e tij po përjetësohet për t’u bërë film, ai thotë se nuk e kanë konsultuar dhe as kontaktuar.
 
Kur u lirua, rajoni i Osetisë në Rusi e bëri atë zëvendësministër të Ndërtimit. Një turmë entuziazte e priti në aeroport kur u kthye në Rusi.

Rusi tregoi se ishte i pari që mbërriti në vendin e aksidentit. Trupin e gruas e gjeti të paprekur, kurse të fëmijëve jo. Sipas tij, drejtësia nuk u vu kurrë në vend, ndaj kjo që bëri ishte hakmarrja për t’i vënë familjes në vend nderin.

[gallery]21730[/gallery]
 
 (d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot