Presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald  Trump, është tallur me Arnold Schwarzenegger në Twitter të premten, për shikueshmërinë e ulët në premierën e sezonit të The New Celebrity Apprentice, drejtuar nga aktori. “Nuk di të drejtosh”, shkroi Trump, duke gjetur rastin të shfrynte kundër ish-guvernatorit të Kalifornisë, i cili ishte shprehur gjatë fushës se nuk do të votonte për kandidatin republikan, edhe pse vetë i përket Partisë Republikane.
 
Por Schwarzenegger i është përgjigjur presidentit të zgjedhur me një video mesazh të frymëzuar nga Abraham Lincoln.
 
“Të lutem studioje këtë frazë nga inaugurimi i Lincolnit”, shkruan Arnold. “Mua më frymëzonte çdo ditë kur isha guvernator dhe shpresoj që të frymëzojë edhe ty”.
 
Në video, pasi thotë se është “i sigurt që ti do të duash të më dëgjosh të lexoj fjalimin e Lincolnit me theksin tim austriak”, Schwarzenegger reciton pasazhin e fundit nga fjalimi inaugural i Lincolnit.

citati lincoln
 
“Ki parasysh që fushata mbaroi, zgjedhjet mbaruan dhe që ne nuk kemi armiq”, përfundon Schwarzenegger.
d.i./Shqiptarja.com