Një shpërthim i ndodhur të hënën në lindje të Turqisë ka shkaktuar ndalimin e furnizimit me gaz përmes gazsjellësit që furnizon Turqinë me gaz azer. Sipas zyrtarëve të sektorit energjetik shkak për këtë ndalesë është sabotimi që i kanë bërë gazsjellësit militantët kurdë.

Zyrtarët turq u shprehën se rrjedhja e gazit është ndalur më 3 gusht për shkak të punimeve riparuese ndërkohë që kishte filluar të teansportohej për në Turqi vetëm me 23 gusht por pa arritur kapacitetin maksimal përpara shpërthimit. Sipas burimeve turke furnizimi me gaz është ndërprerë pas shpërthimit të gazsjellësit të Shah Denizit në Turqi.

Shpërthimi i mëparshëm më 4 gusht, i cili goditi gazsjellësit si dhe ai ndaj naftësjellësit që sillte naftë nga Iraku në Turqi, kanë alarmuar sektorin energjitik turk.

Shah Denizi është pikënisja e gazsjellësit TAP që do të shtrihet në të gjithë Ballkanin jugor. Kjo linjë transporton gaz azer përmes Turqisë në Greqi, Shqipëri e më pas drejt Italisë. Një projekt ky për ta bërë Europën më të pavarur nga gazi rus.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)