Pikërisht Ambra I. ishte një emër i njohur për Policinë. Në janar të 2016-s ajo është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte pjesë e një grupi që ofronte shërbime eskort dhe prostitucion në Tiranë dhe në Elbasan.
Report TV ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës i cila e ka dënuar Ambra.I me 10 muaj burg.
Në këtë vendim thuhet se Ambra.I bashkë me një shoqen e saj e njohur me emrin “Kristi” është takuar me dy turqit biznesmenë M.O dhe S.K në një lokal në qendër të Tiranës.
Të katër personat sipas vendimit të Gjykatës, pasi kanë rënë dakort për pagesën kanë shkuar në një hotel në periferi të Tiranës. Sipas hetimeve që kishte bërë Policia e Tiranës në atë kohë Ambra I. punonte si eskortë, ndërkohë që shumica e klientëve e kontaktonin vet atë.
Në atë kohë ajo merrte deri në 15 mijë lekë të reja për shërbimet që ofronte.
Por pasi është dënuar me burg Ambra I. është bërë përsëri pjesë e një rrjeti prostitucioni.
Në këtë rast ajo bënte rekrutimin e vajzave të reja, duke u premtuar fitime më shumë se 1 mijë euro në muaj.
Në këtë rast Ambra.I bashkëpunoi me 4 taksistë, të cilët bën transportimin e vajzave në hotele.
Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për dënimin e Ambra.I./17 Nentor, 2016
“Gjatë marrjes në pyetje nga ana e policisë gjyqësore, e pandehura Ambra I. ka deklaruar se, rreth orës 18:20 të datës 18.01.2016, ajo ka dalë nga banesa e saj, pasi e kishte telefonuar një shtetas turk i quajtur Mehmet. Pasi ka shkuar tek lokali …. ajo ka konstatuar se ky shtetas ishte i shoqëruar edhe me një shtetas tjetër. Pas disa minutash aty ka shkuar edhe e pandehura Xheje D. "Kristi". Të katër personat, së bashku pasi kanë rënë në marrëveshje për pagesën kanë shkuar tek hotel….
Nga provat materiale të sekuestruara gjatë hetimeve paraprake si dhe materiali shkresor, transkriptet e bisedave telefonike të përgjuara provohet plotësisht se, të pandehurit M.O e S.K kanë kryer veprën penale të prostitucionit të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 113 i Kodit Penal, pasi kanë dhënë shpërblim monetar me qëllim që të kryenin marrëdhënie seksuale me të pandehurat Xh.D e Ambra I, qëllim ky i definuar në këtë dispozitë të posaçme të ligjit material penal si, "përfitim personal". Nga ana tjetër, nga tërësia e provave të marra gjatë hetimeve paraprake, provohet se, të pandehurat XH. D. e Ambra I. kanë qenë pikërisht dy personat që kanë ofruar seks dy të pandehurve M.O e S. K, kundrejt shpërblimit monetar, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të prostitucionit të parashikuar nga paragrafi i parë i nenit 113/1 të Kodit penal.”
(d.b/Shqiptarja.com)