Taulant Balla u zgjodh sot si kreu i grupit parlamentarë të Partisë socialiste, duke zëvendësuar kështu Gramoz Ruçin, i cili pritet të zgjidhet ditën e nesërme Kryetari i Parlamentit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Balla ka falënderuar kolegët për besimin, ndërsa ka theksuar si prioritet angazhimin me njerëzit “në çdo cep të Shqipërisë”.

Postimi i plotë i Ballës:
Faleminderit kolegëve të Grupit Parlamentar për besimin e madh. PS e vetmja forcë në Shqipëri me standarde demokratike në vendim-marrje. Bashkëqeverisja dhe angazhimi me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë i çdo deputeti socialist do të ketë rëndësi primare.

balla fb
      (Postimi i Taulant ballës në facebook)
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com