Turizmi merr një goditje të rëndë në Ksamil.
Tubacionet e ujërave të zeza kanë shpërthyer mesditën e kësaj të mërkure, duke përfunduar në det.
E gjithë hapësira e plazhit është mbuluar brenda pak minutash, ndërsa turistët janë larguar të alarmuar.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Shqiptajra.com, ujërat e zeza kanë pushtuar rrugët e qytetit dhe më pas edhe plazhin, duke ndotur detin.
Ndërhyrja në kanalizime u bë vjet
Vetëm një vit më parë Bashkia e Sarandës rikonstruktoi sistemin e kanalizimeve, një investim që ka kushtuar miliona lekë.
Por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që disa muaj më pas, Ksamili të përmbytet nga ujërat e zeza, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë turizmit në pikun e tij.
Reagimi i Bashkisë së Sarandës
Situata në Ksamil përballohet dhe stabilizohet me organizimin e bashkërendim forcash.
Që në momentin e parë, Bashkia e Sarandës është përpjekur me të gjitha mundësitë e saj për të stabilizuar situatën, duke nisur pastrimin e ujerave të zeza dhe dezinfektuar zonën.
Dëshiroj të theksoj se projekti në fjalë nuk është një projekt i Bashkisë Sarande, por një projekt i tenderuar, zbatuar dhe supervizuar në mënyrë të pavarur nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqiperi.
Përfitues të këtij projekti janë: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Agjencia Kombëtare e UK, Bashkia Sarandë dhe Sh.a Ndermarrja e Ujesjellës-Kanalizimeve Sarande.
Në emër të Bashkisë, dëshiroj të kërkoj ndjese ndaj gjithë banoreve të zonës, si edhe turisteve shqiptare e të huaj, të cilët gjatë ditës së sotme kanë kalur momente te pakëndshme.
Pavarësisht se kemi angazhuar të gjitha forcat që disponojmë si Bashki, kemi kërkuar ndihmën e forcave të armatosura dhe qeverisë qendrore, për të stabilizuar sa më parë situatën dhe jemi ne terren për të përmirësuar sa më shpejt deri në korrigjimin e plotë të situatës.
Shpresojmë se në një kohe sa me të shkurtër do të arrihet zëvendësimi i tubit te çare, ndërsa ka nisur e do të vazhdojë dezinfektimi i zonës.
Heqja e pjesës së tubit të dëmtuar, do te na ndihmojë edhe për të zbuluar atë ç'ka ka ndodhur realisht, nëse kemi të bëjmë me nje dëmtim me dashje, apo me një defekt.
Edhe një here dëshiroj personalisht, por edhe në emër të institucionit qe drejtoj, kerkojë ndjesë ndaj kujtdo që është ndjere i dëmtuar nga ngjarja e sotme!
[gallery]23246[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO